Categories Lajme

Gjimnazisten kush e çoi drejt vetëvrasjes? Prokuroria e Gjirokastrës nis hetimet, mesazhet e shokëve të klasës ngrenë dyshime për bullizim nga nxënësit dhe mësuesit

Prokuroria e Gjirokastrës po heton mbi shkaqet e vetëvrasjes së Irsa Muçollarit, nxënëse e gjimnazit “Siri Shapllo” në qytetin e Gjirokastrës. Hetimet nisën kryesisht, me indicie, pasi në rrjetet sociale u publikuan disa mesazhe të shkëmbyera nga shokët e saj të klasës, ku thuhej se 17-vjeçarja bullizohej nga nxënësit dhe mësuesit.

Prokuroria fillimisht ka marrë në pyetje prindërit e vajzës së ndjerë. Burime nga policia gjyqësore thanë se prindërit kanë deklaruar se vajza ishte në gjendje të rënduar emocionale dhe e mbyllur në vetvete. Për shkak të natyrës së saj, ata nuk u përqendruan për të marrë masa parandaluese. Po kështu, prokuroria pritet të marrë në pyetje shokët e klasës së 17-vjeçares dhe mësuesit për të zbardhur shkakun që e çoi drejt aktit ekstrem.

Report Tv kontaktoi drejtuesit e shkollës “Siri Shapllo”, të cilët nuk pranuan të prononcohen pa urdhër nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu, dy nxënës jashtë kamerës thanë se një mësuese e lëndës së anglishtes e kishte vënë në presion 17-vjeçaren me veprime bullizuese.

Gjithsesi, këto janë të dhëna paraprake, pasi hetimet janë në fillim dhe ende nuk ka një pistë konkrete për shkakun e vetëvrasjes. Adoleshentja i dha fund jetës një ditë më parë, duke u varur në banesën e saj në lagjen “18 Shtatori” të qytetit të Gjirokastrës.

17-vjeçarja u vetëvra rreth orës 17:00 të 10 shkurtit. Ajo është çuar në spitalin e Gjirokastrës nga babai i saj, pa shenja jete. Nga veprimet  paraprake, dyshohet se 17-vjeçarja është vetëvarur në banesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME