Categories Lajme

Gjin Gjoni me leje lindje për dy vjet, reagon gjyqtari: Ministrja shpif. Jam gati për veting

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj denoncon vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për t’i dhënë leje prindërore 2- vjeçare gjyqtarit të gjykatës së Apelit të Tiranës, njëkohësisht anëtarit të këtij institucioni Gjin Gjoni. Bëhet fjalë për një akt administrativ i cili është  futur në shqyrtim në mbledhjen e KLD-së të datës 11 tetor, pa qenë në rend dite, dhe po atë ditë është miratuar.

“Vendimi është marrë me argumentimin se gjyqtari është bërë me vajzë dhe do i duhet të udhëtojë shpesh për vizita në shtetin gjerman ku ndodhet familja e tij.”, tha Gjonaj.

Sipas ministres kërkesa është pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme dhe është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së po në mënyrë të paligjshme. Për votimin e këtij akti duheshin 2/ 3 dhe meqë KLD nuk i kishte pjesë e votimit është bërë dhe Gjin Gjoni.

Por pas kësaj deklarate reagoi vetë gjyqtari Gjoni, i cili thotë se mbledhja e është zhvilluar në korrnizë të ligjit, ndërsa shton se ministrja nuk është e informuar pasi ka munguar në mbledhje.

“Mbledhja është zhvilluar brenda kornizës ligjore. Ministrja të mos mungojë në mbledhje dhe në këtë mënyrë do të ketë informacion të plotë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë  është në varësi të presidentit jo nga ministrja. Përshëndes paketën antishpifje. Por është ministrja që në këtë rast duhet të shkoj për shpifje. Procedura të kësaj natyre nuk janë të parat. Dua të shtoj se vettingu nuk ndërpritet. Në çdo rast që do të më kërkojnë jam gati të paraqitem”, tha Gjoni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME