Categories Lajme

Gjirokastër/ Shpërdorim detyre, ndalohet ish-drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social

Gjirokastër. Ndalohet ish drejtori i Agjensisë së Mirqënies dhe Kujdesit Social për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Arre stohet në flagrancë një shtetase për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, dhe një shtetase tjetër shpallet në kërkim. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimin Ekonimik e Financiar në D.V.P. Gjirokastër u ndalua shtetasi A.M., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. U bë arrestimi në flagrancë, i shtetases L.B., 40 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasia E.Zh., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal. Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi në depon e A.M.K.S. Gjirokastër është konstatuar një kabëll elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katësh, ambient i përshtuar për aktivitet tregetar, në përdorim nga shtetasia L.B dhe E.Zh., veprim i cili është kryer me miratimin e ish drejtorit të A.M.K.S. Gjirkoastër A.M, i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme. Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster për hetime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME