Categories Lajme

Gjirokastriti jep shtëpi me qera kërkon kapar dhe më pas zhduket

Rastet e abuzimeve dhe mashtrimeve në faqet e shërbimeve online janë të shumta dhe nga më të ndryshmet dhe disa prej tyre i kemi publikuar edhe ne. Së fundmi një tjetër rast ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetare shkruan se ka rënë pre e mashtrimit nga një djalë i quajtur Arlen Loloci nga Gjirokastra që jep shtëpi me qera. Sipas saj, ai merr lekët dhe zhduket më pas duke fikur telefonin dhe duke humbur çdo gjurmë.

Qytetarja e cila ka rënë viktimë e mashtrimit, shkruan se i ka dhënë 5 mijë lekë të reja si kapar që ai t’i mbante dhe ruante shtëpinë . Vajza i ka shkruajtur “Njoftimeve Falas” për këtë problem dhe kanë arritru të zbulojnë se ai ka bërë të njëjtën gjë edhe me persona të tjerë. Gjithashtu është zbuluar edhe fotoja e tij.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje, kam nje rast per ta bere publike, eshte nje djale i cili poston ne faqe qe jep shtepi me qera. Mer kapare dhe zhduket. Une jam nje rast viktime. Dua ta publikoni qe njerezit te mos mashtrohen dhe te mos humbin para prej tij. Emri im nuk do doja te behet publik. Keto biseda para se ta takoja, Dhe nr te cilin e fiku. Ka postuar te njoftime falas nje shtepi me qera, dhe une e mar ne tel, me thote me jep kapar qe ta mbaj shpine, i jap 5000 lek te reja. Te nesmen fik tel. I shkruaj njoftimeve falas dhe me thone qe eshte rasti pare. Poor te nesmen me thone qe ka patur ankesa te tjera. Dhe me pas dikush e filmon nderkoh qe ai e mashtron dhe sot arritem bashke me njoftimet ti gjejme foton. Ai ka mbyllur rrjetet sociale. Pervec acountt ne youtobe. Ketu mund te shohesh qe dhe dikush i ka komentuar per ceshtjen. dikush tj qe se njoh, pra viktim tjeter. Postojeni sepse po ben kerdine. Kjo eshte historia, eshte nga Gjirokastra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME