Categories Lajme

Gjithë Italia po flet për këta 2 shqiptarë, ja ç’kanë bërë këtë herë… zor se harrohet

Dy emigrantë shqiptarë janë bërë “hit” në një qytet të vogël të Italisë pasi kanë kryer një akt bamirësie kundrejt komunitetit duke restauruar kishën falas.

Akti i emigrantëve ka tërhequr jo pak vëmendje mediatike në Pratola Peligna të Italisë, pasi që nga e premtja dy shqiptarët Luan Hallulli dhe Arbert Muça kanë shkuar në kishën e San Rocco-s dhe ia kanë nisur punës… pa kërkuar asnjë qindarkë. Kujdestarja e Kishës, e cila kishte një sërë dëmtimesh i ka falenderuar përzemërsisht shqiptarë, duke thënë se askush nuk e kishte bërë ndonjëherë një akt të tillë.

“Ne do të kujdesemi për të. Zoti është një dhe ai do të jetë i lumtur të shohë shtëpinë e tij më të bukur dhe mikpritëse“, janë shprehur dy emigrantët. “Gjithçka ishte e shkatërruar, plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep… Zonja që kujdeset për kishën e lumtur na tha: Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën “, thotë Luani pas interesimit të medias

Por ajo që e ka bërë edhe më domethënëse këtë gjest të shqiptarëve, ka qenë fakti se Luani dhe Arberti janë myslimanë. “Megjithatë ne jemi fëmijë të zotit nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo mysliman, ne besojmë vetëm në një zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë “-janë shprehur emigrantët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME