Ekstradohet nga Holanda Fatmir Pjetri. 33-vjeçari i lindur në Pukë, është i dënuar me 30 vjet b.urg për katër gr.abitje si pjesëtar i bandës së ‘Babagjyshëve’.Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet bu.rg për veprat penale “Vje.dhja me ar.më e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kr.iminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kr.iminale dhe “Grupi i strukturuar kri.minal”.
Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal ‘Babagjyshët’ që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë gr.abitur me armë disa argjendari në këto qytete.Gr.abitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjysha, pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet.
Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 sot u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.
Njoftimi i Policisë:Interpol Tirana,Ekstradohet nga Hollanda 33-vjeçari i dënuar me 30 vjet burg, pjestar i një grupi të strukturuar krim.inal në fushën e vj.edhjes me a.rmë. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë i shqiptar Fatmir Pjetri 33 vjeç, lindur në Pukë.
Pjetri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi: Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet b.urg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kri.minal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kri.minale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Përmbledhje e ngjarjeve të ndodhura: Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë gr.abitur me ar.më disa argjendari në këto qytete.
Disa nga episodet:
• Në datë 28.09.2013 është vje.dhur me a.rmë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë; Në datë 05.11.2013 është vj.edhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;
Në datë 25.11.2013 është vj.edhur me a.rmë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë; Në datë 24.12.2013 është vje.dhur me ar.më argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arr.estimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
