Categories Lajme

Gjuzi: U tërhoqe, mos të ta nxjerr! Rama: Aman mos na e nxirr!

Kryeministri Rama në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit është përballur me ndërprerjet e deputetit Kujtim Gjuzi. Teksa Rama ka qenë duke folur për zgjerimin e Greqisë në det, ndërsa deputeti Gjuzi nga vendi i tij ka ndërhyrë disa herë duke i ndërprerë fjalën. Rama: Ne nuk kemi çuar në Gjykatë kushtetuese thashetheme.

Rama-Gjuzit: Vër maskën, se vetëm këtu kur dalim nuk vëmë maskën. Edhe në Kosovë del një kryetar shteti në punën dhe në të drejtën e vet dhe këtu plas peshku. Ne kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese një marrëveshje të vulosur. Nuk e bëmë pazar peshku. Gjuzi: Çështjen e detit e çoi Spartak Ngjela, ai duhet falenderuar. Rama: Natlmadhni, unë nuk fus njeri në burg. Qeveria në demokraci nuk fut njeri në burg. Gjuzi: Ti ke futur 44 mijë njerëz në burg.

Rama: Partia politike në demokraci nuk fut njeri në burg. Duke qenë kryeministër nuk fut njeri në burg se duhet të jesh mbret në potencë ose parti-shtet. Ju kapni kë të kapni, për sa kohë keni trupeshq që e hanë karremin tuaj, të Saliut, Lulit dhe të Iliri. Ju lutem mos u bëni qesharakë në këtë parlament. Detin mbrojeni atje ku ka peshq që votojnë për ju dhe kapini dhe futini në rrjetë. Sa për detin e Shqipërisë, fjala e kryeministrit grek nuk ka lidhje me Shqipërinë. Takimet janë gjithmonë pozitive edhe në luftë me atë që po lufton. Gjuzi: U tërhoqe nga presioni. Rama: U tërhoqa nga çfarë? Gjuzi: U tërhoqe, mos të ta nxjerr. Rama: Aman mos ma nxirr se do na prish fillimin e këtij sesioni!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME