Categories Lajme

Gjykata e Vlorës lë në 13 persona të kapur gjatë “Tempullit”, avokati: Nuk janë vepra për t’u ndjekur, detaje

Gjykata e Vlorës, ka lënë në fuqi masën shtrënguese të arrestit me burg për 13 persona të cilët u paraqitën për vlerësimin e masës së sigurisë këtë të dielë, në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Ndërkohë më kërkesë të prokurorisë, është kërkuar masë më të lehtë Ariselda Delibashi dhe Eriselda Zeka, për rrethanat familjare.

Ndërsa për shkak të moshës dhe rrethanave shëndetësore është vlerësuar në masë më të lehtë sigurie “arrest shtëpie” për Shkëlqim Baka, Fatmir Alikaj, Julian Shabani.

Sipas avokatit Edmond Dëma, për shumë të tjerë kanë munguar provat ndërsa shumë fashikuj të përgjimeve lënë vend për interpretim.

Avokati: E vërteta është që ishin 18 masa sigurimi për tu dhënë sot, por jo të gjithë i bëri Gjykata pasi vetë Prokuroria për shkak të gjinisë dhe për hallet familjare që kishin se njëra është me fëmijë 6 muajsh, dhe për ato erdhi vetë Prokuroria me kërkesën për “Arrest në shtëpi”. Ndërsa nga Gjykata veç që pranoi të gjithë kërkesat e tyre, e ndryshoi vetëm për 3 persona të cilët u përzgjodhën jo vetëm për faktin penal por edhe për moshën që kishin. Njëri është 62 vjeç tjetri ishte më i madh se 58 vjeç.

U përzgjodhën dhe i lanë edhe ata në arrest shtëpie derisa të qetësohet situata. Duhej bërë edhe për shumë të tjerë të cilët ishte dhe dyshimi i vakët jo të gjithë personat ishin kapur me mjete e me kështu. Thjesht ishin biseda telefonike, të cilat varen nga interpretimi që u bën. Mendojmë që të tilla vepra nuk janë për tu ndjekur me një masë kaq të madhe edhe me arrest, megjithatë Gjykata ashtu e vlerësoi. Ne do të ankohemi për ato,” u shpreh avokat Edmond Dëma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME