Categories Lajme

Gjyqtarja e Vlorës del sot në vetting, Atalanta Zeqiraj pritet të kalojë pa probleme procesin në KPK

Gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Atalanta Zeqiraj do të përballet të hënën më 28 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.

Atalanta Zeqiraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, e ushtron funksionin prej 7 vitesh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Në deklarimin për herë të parë në vitin 2013, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj nuk deklaronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 917 mijë lekëve.

Zeqiraj zotëron familjarisht 767 mijë lekë likujditete bankare dhe rreth 149 mijë lekë si kuota në aktivitetin privat të bashkëjetuesit. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë gati 7.3 milionë lekë, nga të cilat 71% burojnë nga paga e Znj. Zeqiraj, 27% nga paga e bashkëjetuesit dhe gati 1% nga aktiviteti privat i këtij të fundit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen të sqarohet se gjyqtarja Zeqiraj ka deklaruar në vitin 2016 se ka në përdorim një apartament të blerë nga babai i saj në qytetin e Vlorës, për të cilin nuk paguan detyrime qiraje. /Birn

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME