Categories Sport

“Global Soccer Awards”, Kristiano Ronaldo mposht Mesin

Kristiano Ronaldo fitoi çmimin “Futbollisti i Vitit 2019” në ceremoninë e “Global Soccer Awards” që u zhvillua në Dubai të Emirtate e Bashkuara Arabe. CR7 kishte si konkurrentë rivalin e tij të madh, Lionel Mesi, dhe dy futbollistët e Liverpoolit, Mohamed Salah e Virgin van Dijk. Kjo është herë e shtatë që portugezi e fiton këtë çmim dhe katërta radhazi. Faleminderit të gjithëve: familjes sime, shokëve të mi tek Juventusi dhe në përfaqësuesen e Portugalisë, menaxherit tim Mendes dhe të gjithë personave që më kanë mbështetur çdo ditë. E kam për nder që jam i pranishëm këtu dhe shpresoj ta fitoj edhe vitin e ardhshëm këtë çmim fantastik. Goli ndaj Sampdorias më i miri në karrierë? Ishte fantastik, por kam shënuar gjithmonë gola të mrekullueshëm që në fillim të karrierës sime. Nga golat me kokë, ndoshta është më i miri i karrierës sime,” – deklaroi Ronaldo pas marrjes së çmimit.

Çmimet e tjera:

  • Futbollistja më e mirë e vitit u shpall Lucy Bronze.
  • Çmimin “Zbulimi i Vitit” e fitoi Joao Felix, mposhti emra të tillë si Sancho, Haaland dhe Ansu Fati.
  • Çmimi i karrierës më të mirë futbollistike ishte për Miralem Pjanic dhe Ryan Giggs.
  • Trajneri më i mirë i vitit, Jurgen Klopp.
  • Akademia më e mirë e vitit shkoi për Ajaxin e Amsterdamit.
  • Liverpooli, fitues i Championsit, u shpall klubi më i mirë i vitit.
  • Achraf Hakimi ngriti trofeun e futbollistit të ri arab të vitit.
  • Çmimin e menaxherit më të mirë e fitoi Jorge Mendes.
  • Portieri më i mirë u përzgjodh Alisson Beker i Liverpoolit.
  • Partneriti i Vitit, triumfoi bashkëpunimi Manchester City-SAP.
  • Futbollisti arab i vitit, çmimi i takoi Abderrazak Hamdallah.
  • Drejtori sportiv më i mirë i vitit u shpall Andrea Berta i Atletico Madridit. Për këtë çmim konkurronin edhe Igli Tare i Lazios, Eric Abidal dhe Marc Overmars.
  • Çmimi i arbitrit më të mirë të vitit shkoi për Stephanie Frappart, 35-vjeçaren franceze që drejtoi Superkupën e Europës, Liverpool-Chelsea.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME