Categories Lajme

Goditën me çekiç 41-vjeçarin/ Arrestohet njëri nga vëllezërit, tjetri në kërkim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me sende të forta, në fshatin Thumanë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin L. J., 25 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu, po punojnë për kapjen e shtetasit A. J., 34 vjeç, banues në Thumanë.

Shtetasit L. J., dhe A. J., (vëllezër), për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, janë konfliktuar me shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Thumanë, të cilin e kanë goditur me send të fortë (çekiç).
Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sendi i fortë (çekiçi) i përdorur gjatë ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME