Categories Lajme

Procedohen penalisht 6 shtetas, pronarë, menaxherë dhe muzikantë në 3 subjekte, 2 prej tyre në Dhërmi dhe 1 në Vlorë

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin e ndotjes akustike në të gjithë qarkun. Gjatë kontrolleve, konstatohen në paligjshmëri 3 subjekte, 2 prej tyre në Dhërmi dhe 1 në Vlorë.

Procedohen penalisht 6 shtetas, pronarë, menaxherë dhe muzikantë në këto 3 subjekte, që prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë, në ambientet e lokaleve të tyre.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën. Shërbimet e komisariateve të Policisë Vlorë dhe Himarë, si rezultat i kontrolleve gjatë natës, për parandalimin e shqetësimit të qytetarëve dhe pushuesve, nga ndotja akustike që është pasojë e muzikës së lartë në subjekte të ndryshme argëtimi, kanë konstatuar 3 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë.

Në Vlorë, në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”, është konstatuar muzikë e lartë, në tejkalimin të përcaktimeve ligjore mbi nivelin e zhurmave.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit E. D. dhe T. N. pronari dhe menaxheri i këtij lokali, si dhe për 2 muzikantë në këtë lokal, shtetasit J. P. dhe A. R., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim.

Në Drimadhes, në 2 subjekte, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë, në tejkalim të orarit të përcaktuar. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 menaxherët e këtyre subjekteve, shtetasit E. T. dhe Dh. T., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Në të treja rastet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të paligjshmërive në këtë fushë, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME