Categories Lajme

Grabisnin banesat në Vlorë, ndalohen tre persona

Foto ilustruese

Bien në prangat e Policisë tre shtetas të dyshuar për një sërë vjedhjesh në qytetin e Vlorës.Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore dy raste të vjedhjes dhe vijon puna për dokumentimin me prova edhe të rasteve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës ka bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve: M. A., 19 vjeç, M. B., 18 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në qytet, dy prej të cilave janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht rastet e ndodhura në datat 15 dhe 25 nëntor 2019, që kanë të bëjnë me vjedhjen e dy banesave në lagjet “Partizani” dhe “15 Tetori”, në Vlorë, në të cilat janë vjedhur sende me vlerë deri në 90 000 lekë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME