Categories Lajme

Grabitën me dhunë një banesë, arrestohen dy ‘skifterët’ në Has

Dy të rinj janë arrestuar sot në Has, pasi akuzohen se kanë vjedhur banesën e një shtetaseje.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Cahan dhe K. Ll., 20 vjeç, banues në fshatin Kishaj.

Njoftimi i policisë:

Vodhën me thyerje një shumë parash në banesën e një shtetaseje, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe intensive, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët të cilët kryejnë vepra penale në fushën e vjedhjes të pronës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, pas kallëzimit të një shtetaseje, për vjedhjen e një shume parash, në banesën e saj, kapën dhe vunë në pranga shtetasit: A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Cahan dhe K. Ll., 20 vjeç, banues në fshatin Kishaj. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.01.2024, rreth orës 23:30, në fshatin Golaj, kanë vjedhur me thyerje në banesën e një shtetaseje, një shumë parash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME