Kjo ndoshta është grabitja më e “ëmbël”. Një i ri ka grabitur me kamion një sasi prej 20 ton çokollatash. Ngjarja ka ndodhur në Austri, ku personi me kamion ishte prezantuar si përfaqësues i një firme, e cila kishte porositur çokollata në Belgjikë. Kamioni ishte me targa çeke dhe nëpërmjet mashtrimit arriti që të merrte sasinë e embëlsirave.
Më vonë, firma e çokollatës zbuloi se dokumentet me të cilat ishte prezantuar kamioni ishin të falsifikuara. Çokollatat kapnin një shifër prej 50 mijë eurosh. Tani autoritetet po kërkojnë autorin e këtij krimi.
