Categories Lajme

Gratë naftëtare marrin mesazhe kërcënuese që të lënë grevën, reagon me urgjencë Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje sa më parë mes qeverisë dhe naftëtarëve që tashmë janë në grevë prej pothuajse 20 ditësh, ndërkohë që shënderi i shumë prej tyre është rënduar ndjeshëm. Meta shprehet se është e domodoshme që pa vonesa të bëhet zgjidhja e kësa situate të rënduar, pa rrezikuar jetën e grave që ndodhen në grevë.

”Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme naftëtaret u shprehën se ndaj tyre kanë nisur presionet me mesazhe anonime, që i kërkojnë të lënë grevën. “I lutemi zotit kryeministër të japin një zgjidhje, të vijë këtu te sheshi, e mirëpresim me gjithë shpirt, nuk jemi për politikë, e kemi thënë dhe e themi”, shprehen grevistet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME