Categories Lajme

Shtyhet sërish seanca për banorët e “Unazës”, Balliu: Eshtë gjyq politik!

Gjykata ka vendosur të shtyjë për javën e ardhshme seancën gjyqësore ndaj banorëve të Unazës së Re, ku mes të akuzuarve është edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.

Duke folur për media jashtë dyerve të gjykatës, Balliu theksoi se ky është një gjyq politik, ndërsa shtoi se është e padrejtë që qytetarët të futen në burgje, kurse ata që kanë vjedhur po shijojnë jetën. Mes të tjerash, ish-deputeti sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se më 25 prill do të marrë ndëshkimin që s’e ka marrë askush më parë.

“Këto janë gjyqe politike. Këta kanë bërë me mijëra dosje e qindra procese gjyqësore, që do na duheshin katër breza për t’i bërë. Unë personalisht kam mbi 400 procese gjyqësore. Kjo bëhet vetëm për të detyruar gjykatën që t’i quajë banorët e Unazës “përsëritës”. Këta qytetarë po futen nëpër burgje, po ku janë ata që kanë vjedhur.

Nuk është normale që ata të shijojnë jetën dhe këta qytetarë të futen në burg. Këtu na mbajnë nëpër gjyqe, çdo ditë jemi këtu te gjykata. Çdo ditë qytetarët po përballen me padrejtësinë. Ata iu prishën shtëpitë qytetarëve që të ndërtonin vilat oligarkët. Çështja e Unazës do të mbyllet vetëm kur përgjegjësit të jenë në burg.

PD ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë me banorët e Unazës, sepse është me të drejtën. Ne do ta arrijmë këtë, duke larguar Edi Ramën. Më 25 prill Edi Rama do të ndëshkohet siç nuk është ndëshkuar askush. Më 26 prill do duhet të mbyllet në zyrë me avokatët dhe të përballet me drejtësinë. Nuk ka gjë që e ndal votën kundër Ramës, s’ka gjë që e ndal këtë uragan.

“Rama ik” është interes kombëtar. Largimi i Ramës nuk është çështje politike, por interes kombëtar, sepse ky njeri është fatkeqësi kombëtare, që i ka lënë qytetarët të vdesin dyerve të spitaleve, i ka lënë gratë në grevë urie. Këtij absurditeti dhe narkoshteti i ka ardhur fundi. Koha që qytetarët të futen nëpër burgje ka marrë fund, tani është koha që politikanët të futen në burg”, tha ish-deputeti Balliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME