Categories Sport

Maradona operohet në tru, flet doktori i tij personal

Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona, është operuar me sukses në tru, ka njoftuar doktori i tij personal, Leopoldo Luque. Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986 u shtrua në spitalin e Buenos Aires Ipensa të hënën, pasi kishte pësuar anemi dhe dehidrim.

Ai u operua urgjentisht të martën më mbrëmje dhe doktori i tij Luque ka thënë se Maradona e përballoi mirë operacionin. Ai do të mbetet nën kujdesin e mjekëve dhe çdo gjë është në kontroll, ka thënë Luque.

Maradona u transferua në Kliniken Olivos në La Plata, ku u operua nga mjeku Luque, i cili është neurokirurg. Operimi i tij zgjati 80 minuta. Maradona është trajner i Gimnasia y Esgrima në ligën elitare të Argjentinës.

Ai e udhëhoqi ekipin e tij kundër Patronatos të premten, ditën e ditëlindjes së vet të 60-të. Përkrahësit e Gimnasia y Esgrima janë mbledhur pranë spitalin për t’i ofruar mesazhe përkrahëse ish-sulmuesit argjentinas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME