Categories Lajme

Greqi, ja cfarë ka ndodhur

Ekstradohet nga Greqia një nga autorët e grabitjes me dhunë të arkëtares 54-vjeçare së UKT-së, ngjarje e ndodhur 3 vite më parë në Tiranë.

I ekstraduar është Erdion Shahaj, 47 vjeç, i njohur edhe me emrin Adriatik, i cili është dënuar në mungesë me 8 vjet heqje lirie. Policia tha se ky person është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë, në dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2017 e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Policia tha se Shahaj, në bashkëpunim me shtetasin Afrim Serjani që tashmë ndodhet në burg, më datë 15 korrik të vitit 2016 në Tiranë i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M.Ll. E dëmtuara, e cila ishte arkëtare e Ujësjellësit, është sulmuar nga grabitësit sapo ka dalë nga shtëpia. Ata i kanë rrëmbyer me forcë çantën ku ajo kishte rreth 600 mijë lekë të rinj, para të UKTsë, që po shkonte për t’i depozituar në bankë.

NGJARJA

Më 15 korrik të tri viteve më parë, arkëtarja e UjësjellësKanalizimeve të Kamzës është sulmuar në rrugë nga një person ende i paidentifikuar, i cili i ka marrë me forcë nga dora çantën, ku ajo kishte paratë që do t’i dorëzonte në bankë.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se sipas deklarimeve të së dëmtuarës, shuma e vjedhur ishte rreth 600 mijë lekë të rinj, para që ajo i kishte marrë me vete nga puna në shtëpi dhe do t’i dorëzonte në bankë. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes, në rrugën “Halit Haxhia”, në zonën e Paskuqanit. E dëmtuara Manushaqe Lleshi sapo kishte dalë nga shtëpia dhe në dorë mbante çantën ku kishte paratë e punës, para të cilat ajo ka deklaruar se i kishte marrë me vete në shtëpi, pasi nuk kishte siguri po t’i linte në zyrat e Ujësjellësit në Kamzë.

Ajo ka dëshmuar se kishte me vete 600 mijë lekë dhe ishte nisur për t’i depozituar në bankë. Autori, sipas saj, mund të ketë qenë në dijeni të punës që ajo bënte dhe e ka pritur pranë shtëpisë, duke zgjedhur momentin kur ajo të ishte vetëm për ta sulmuar. Menjëherë sapo ajo ka bërë disa hapa jashtë portës së shtëpisë, autori i është afruar dhe i ka tërhequr me forcë çantën nga dora, ndërsa atë e ka shtyrë duke e rrëzuar në tokë.

Arkëtarja ka telefonuar menjëherë Policinë për ngjarjen, duke përshkruar personin që e sulmoi dhe ka thënë se ai ishte larguar nga vendngjarja, i ndihmuar nga një person tjetër. Forca të shumta Policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dëmtuarën për ta marrë në pyetje, pasi janë siguruar që ajo nuk kishte pësuar ndonjë lëndim fizik. Ndërsa kanë nisur kontrollet në terren për identifikimin dhe kapjen e autorit. Megjithatë, gjatë operacionit të ndjekjes është mundur të gjendet vetëm çanta e arkëtares Lleshi, por e boshatisur. Autori ka marrë paratë që ndodheshin brenda dhe e ka hedhur atë në anë të rrugës “Siri Kodra”, ndërsa vetë është larguar në drejtim të paditur./panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME