Categories Lajme

Kronikë e fundit

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një përplasje me armë zjarri ndodhi në zonën “VIP” të një lokali të njohur në plazhin e Jalës.

Sipas dëshmive, sherri nisi mes dy grupeve të rinjsh rreth orës 02:00 të natës, të cilët kishin konsumuar alkool dhe më pas u përplasën fizikisht. Konflikti degjeneroi në përdorimin e armëve. Sipas dëshmitarëve disa të shtëna janë dëgjuar, ndërsa klientët e tjerë të terrorizuar janë fshehur poshtë tavolinave të lokalit.

Një dëshmitar tjetër në vendngjarje tha për neësbomb.al se shkak i sherrit mes grupeve ka qenë një femër e njohur e showbizit shqiptar, megjithatë dinamika e ngjarjes është ende e paqartë pasi policia nuk ka dhënë asnjë version zyrtar dhe nuk ka asnjë të ndaluar.

Pushuesit u larguan të tmerruar ndërsa disa të tjerë u fshehën poshtë tavolinave. Në lokal kishte edhe njolla gjaku. Raportohet se një vajzë ka mbetur e lënduar nga sherri me mjete të forta, por është e paqartë nëse është i njëjti person në fjalë. Edhe vitin e kaluar gjatë sezonit veror, në Jalë janë shënuar incidente të ngjashme në lokalin e njohur që frekuentohet edhe nga personazhe publike të shoëbizit e politikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME