Categories Lajme

GREQI – OKB e shqe.tësuar për rre.zikun e ndalimit të migrantëve

Një grup pune i OKB-së mbi ndalimin arbitrar u shpreh sot i shqetësuar pas votimit të fundit të një ligji që shtrëngon dhënien e azilit në Greqi, gjë që rrezikon, sipas ekspertëve, të kompromentojë parimin për përjashtimin e ndalimit për azilikërkuesit. Ai i kërkoi Greqisë t’i jepte fundi kthimeve të paligjshme në kufi të migrantëve në Evros, në kufirin tokësor me Turqinë. Sipas këtij grupi, migrantët e mbërritur në Evros janë ndaluar në kushte shumë të vështira dhe janë rikthyer në Turqinë fqinje pa pasur kohë të kërkojnë një mbrojtje ndërkombëtare në Greqi. “Këto ekspertë kanë dënuar gjithashtu ndalimi e pajustifikueshëm të minorenëve të pashoqëruar dhe fëmijëve të tjerë për shkak të procedurave të gabuara”, theksoi Leigh Toomey, anëtar i këtij grupi, në një konferencë shtypi në Athinë. Ligji i ri për azilin rrezikon vendosjen e procedurave më shtrënguese që mund të kompromentojnë parimin ligjor sipas të cilit ndalimi i azilkërkuesve është i jashtëzakonshëm”, theksoi gjithashtu Setondji Roland Adjovi, një anëtar tjetër i grupit./ /ec/Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME