Categories Lajme

Rikonstruksioni i rrugës Pogradec-Tushemisht, ndikim pozitiv në ekonominë lokale dhe turizëm

Rikonstruksioni i rrugës Pogradec – Tushemisht pritet të ketë një ndikim të madh jo vetëm sa i takon rritjes së ekonomive familjare dhe lokale të zonave të përfshira, por edhe zhvillimit të turizmit Projekti që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Aktualisht po punohet në ndërtimin e portaleve të 3 bokseve, gërmim dheu kasonete, si dhe shtrim i membranave gjeotekstil dhe shtresë çakëlli. Projekti po ndiqet në mënyrë rigoroze lidhur me kushtet teknike, duke zbatuar të gjithë rregullat e sigurimit teknik. Fondi Shqiptar i Zhvillimit në projektet e tij vë theksin në përmirësimin e infrastrukturës publike, në funksion të turizmit.

Në komunikim me qytetarët, më herët ky aks ka qenë një “pengesë” dhe shpesh përpiqej të anashkalohej nga banorët e zonës, ndërkohë për turistët një panoramë e shëmtuar për të arritur në një destinacion të kërkuar turistik. Sot, drejt transformimit për të shijuar të gjithë udhëtimin paralel me liqenin e Ohrit, duke ndikuar në rritjen e frekuentimit të qytetarëve vendas dhe të huaj e rrjedhimisht në rritjen e ekonomive familjare dhe lokale të zonave të përfshira. Rikonstruksioni i këtij aksi kontribuon gjithashtu edhe në një lidhje më të mirë ndërkufitare me Maqedoninë, por edhe ndikon në largimin e trafikut nga Bregu i Liqenit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME