Categories Lajme

Ekspertët hungarezë inspektojnë godinat arsimore në Njësinë Nr.8 në kryeqytet

Ekspertët hungarezë të cilët ndodhen në Shqipëri për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, inspektuan sot godinat arsimore në zonën e Njësisë Nr. 8 në kryeqytet. Gjatë këtij inspektimi ishte dhe deputeti i PS-së, Ervin Bushati, drejtuesit e shkollave dhe administratori i Njësisë Nr.8, Dritan Dango për t’i risiguruar prindërit që fëmijët e tyre janë të sigurt në ambientet e shkollave. Inspektimet u zhvilluan në shkollën 9-vjeçare “Skënder Caci”, ku drejtuesja e këtij institucioni, Dorina Sulçe u shpreh se se “me ndërhyrjen e deputetit të zonës 8, Ervin Bushati, i cili bëri të mundur ardhjen e inxhiniereve hungarezë për inspektimin e shkollës tonë, u konstatua se shkolla nuk përbën rrezik për nxënësit. Ditët në vijim do ju paraqes dhe Akt-Konstatimin nga ana e tyre”.

Një tjetër godinë arsimore që u morë në inspektim ishte dhe Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, “Ramazan Kabashi” . Kjo godinë ishte inspektuar në vlerësimin që ju bë dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit. Për të risiguruar që të mos kishte ambiente të pasigurta për nxënësit e këtij institucioni, u bë vlerësimi i ndërtesës.

Drejtuesi i këtij institucioni, Emiliano Lule tha se “nga inspektimi i kryer nga ekspertët hungarezë, rezultoi që shkolla është në gjendje të mirë, dëmtime ka pasur vetëm në sistemin e ngrohjes me kaldaja si dhe plasaritje të mureve ekzistuese. Masa alternative janë ndërmarrë duke instaluar kondicioner në klasat për ngrohje, ndërkohë që punohet për riparimin e sistemit të Kaldajave”.

Deputeti i mazhorancës, Ervin Bushati i pranishëm në çdo vlerësim të godinave u shpreh se “vëmendja maksimale është për institucionet e arsimit. “ Duke falenderuar dhe shprehur mirënjohje pafund miqve tanë hungarezë, për të siguruar që godinat nuk kanë dëmtime nga tërmeti. Ringrihemi më të forte”, thekson Bushati. Administratori i njësisë, Dango deklaron se inspektimet dhe vlerësimet në terren do vazhdojnë deri sa të gjithë banorët e njësisë të ndihen të sigurt për banesat e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME