Categories Lajme

Greqia do të rihapet pas bllokimit të gjatë, masat që do të lehtësohen

Pavarësisht se shifrat në Greqi kanë kapur rekorde dhe spitalet po vuajnë prej shtrimeve të pacientëve me COVID-19, qeveria të shtunën do të marrë masa lehtësuese.

Mediat greke raportojnë se ky është hapi i parë i relaksimit të situatës së bllokimit, ndërkohë që sezoni i turizmit po afron. Pritet që ora policore të shkojë nga 19:00 në 21:00, po ashtu qytetarët do të lejohen të lëvizin mes komunave për të ushtruar aktivitete sportive.

Nga e hëna më pas po shihet mundësia e hapjes së parukerive dhe qendrave estetike. Ndërkohë më 29 mars pritet të hidhet në tryezë rihapja e aktivitetit të shitjes me pakicë.

Në prill më pas, siç ka paralajmëruar dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pritet të ndërmerren hapat e tjerë lehtësues ndërkohë që Greqia shpreson shumë këtë vit në një çertifikatë vaksinimi, në mënyrë që të presë turistët për sezonin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME