Categories Lajme

Greqia, Qipro dhe Izraeli me gazsjellës, reagon Turqia

Një gazsjellës i ri që zyrtarizohet sot me firmosjen nga Greqia, Qiproja dhe Izraeli pritet të tensionojë raportet në rajonin e Mesdheut Lindor. Gazsjellësi “Eastmed” do i shërbejë edhe Bashkimit Europian për të përmbushur nevojat e veta për gaz natyror, ndërsa është kundërshtuar nga Turqia. Greqia, administrata greko-qipriote dhe Izraeli do të nënshkruajnë marrëveshjen ndërqeveritare për gazsjellësin e Mesdheut Lindor.

Ceremonia mbahet të enjten në orën 17:30 në praninë e kryeministrit grek Qirjakos Micotaqis, homologut izraelit, Benjamin Netanjahu dhe presidentit të Qipros, Nikos Anastasiadis. Gazsjellësi “Eastmed” parashikon shtrirjen e një tubacioni 2,000 kilometra të gjatë për të çuar çdo vit deri 10 miliardë metër kub gaz natyror nga rezervat gazmbajtëse të Qipros dhe Izraelit për në Greqi e më tej në Europë. Sasia pritet të përmbushë deri 10 për qind të nevojave të Bashkimit Europian për gaz natyror.

Projekti ka mbështetjen e BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po zhvillohet nga kompani greke dhe italiane të fushës.

Italia është planifikuar të bëhet pjesë zyrtare e nismës në një datë më të vonë.
Marrëveshja pason rritjen e tensioneve në rajon pas akordit polemizues për ndarjen e ujërave territorialë mes Turqisë dhe Libisë, pakt nga i cili Ankaraja pretendon tani disa zona ku kalon gazsjellësi më i ri. Greqia deklaron se qëllimi i marrëveshjes nuk është t’i dërgojë mesazhe Ankarasë, por të promovojë bashkëpunimin rajonal në sektorin energjetik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME