Categories Politike

Greqia: Të rikthejmë marrëveshjen e detit që bëmë me Berishën dhe Bashën në 2009

Qeveria e re greke do synojë t’i bëjë presion Shqipërisë me bllokimin e integrimit në Bashkimin Europian me qëllim që të rikthejë Marrëveshjen e Detit të 2009 të firmosur nga Sali Berisha e Lulzim Basha. Këtë plan e ka zbuluar ish-ministrja e Jashtme e Greqisë e asaj periudhe Dora Bakojanis, motra e kryeministrit grek, Qiriako Micotaqis, aktualisht deputete dhe një nga drejtueset e partisë në pushtet Demokracia e Re, gjatë një diskutimi të saj në parlamentin grek.

Marrëdhëniet me Shqipërinë janë në një situatë e cila ka shkuar drejt përkeqësimit në vitet e fundit. Nuk mund të krahasohen fare marrëdhëniet që kemi tani me Shqipërinë me ato që kishin ne më parë, në kohën kur firmosëm Paktin në periudhën e Qeverisë të Kosta Karamanlis”, ka thënë fillimisht Bakojanis për të zbuluar më pas se çfarë synon qeveria e re greke.

Mendimi im është që ajo marrëveshje nuk duhet braktisur. Më së shumti u braktis nga qeveria e mëparshme në një përpjekje të kërkimit të një marrëveshje të re. Megjithatë ne duhet që bazën e asaj marrëveshje ta ruajmë, sidomos tani që shqiptarët kanë kërkesa nga qeveria e Greqisë. Meqenëse shanset nuk shfaqen dendur në politikën e jashtme, tani që na e kanë nevojën, fjalët e qarta do të sjellin edhe rezultate të qarta”.

Marrëveshja e 2009 me Greqinë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në prill 2010 si antikushtetuese. Kjo marrëveshje u hartua në kohën e qeverisë së partisë Demokratike dhe u firmos nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe nga kreu aktual i demokratëve Lulzim Basha që ishte ministër i Jashtëm. Në këtë marrëveshje Shqipëria i dhuronte Greqisë një pjesë të hapësirës së saj detare, e cila ka rezultuar e pasur me gaz e naftë. Kujtojmë që pak ditë më parë, Kryeministri Micotaqis, deklaroi se respektimi i minoritetit grek është kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por mesa duket oreksi i Greqisë është zmadhuar./shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME