Categories Bota, Lajme

Greta Thunberg udhëheq protestën për klimën në Zvicër

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg dhe një turmë prej rreth 10.000 protestuesish marshuan në qytetin zviceran të Lozanës, para se të shkojnë në Davos, javën e ardhshme, për të kërkuar nga liderët botërorë dhe ata të biznesit, të bëjnë më shumë për të luftuar krizën e klimës. Në fillim të javës së ardhshme, në Davos të Zvicrës, mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Forumi organizohet çdo vit, në muajin janar, dhe në të marrin pjesë liderë politikë dhe ata biznesorë.

Thunberg, 17-vjeçare, e filloi vite më parë një lëvizje kundër ndryshimeve klimatike.

Fushata e saj ka marrë përmasa botërore.

“Për udhëheqësit botërorë dhe ata që janë në pushtet, unë do të doja të them se nuk keni parë asgjë akoma”, tha Thunberg, gjatë fjalimit në Lozanë. Kjo është hera e dytë që Thunberg merr pjesë në Forumin e Davosit. Këtë vit, ajo do të jetë pjesë e dy paneleve të diskutimeve. Qindra përkrahës të saj do të udhëtojnë përmes trenave drejt Davosit.

Mbledhja e këtij viti mbahet në sfondin e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të Australisë. Derisa qeveria australiane ka refuzuar ta ndërlidhë këtë situatë me ndryshimet klimatike, megjithatë është shtuar shqetësimi i publikut për ngrohjen e planetit.

Viti i kaluar, ishte i dyti më i nxehti në Tokë, që kur filluan regjistrimet e temperaturave, tha të mërkurën Organizata Botërore e Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara (WMO).

Revista Time e ka shpallur aktivisten kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, person të vitit 2019-të, shkruan “Rel”. Thunberg ka qenë favorite për të fituar Çmimin Nobel për Paqe, mirëpo i njëjti është ndarë për kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME