Categories Lajme

Grezda: Nuk kam pasur kontakte me Rejën, babai më kritikon

Eros Grezda nuk po kalon periudhën më të lumtur në karrierën e tij. Sulmuesi gjakovar pas atij incidenti të ndodhur me të rinjtë e Rejnxhërs, nuk është grumbulluar më nga trajneri i ekipit të parë, Stiven Xherrard. Në këtë formë, Grezda po penalizohet edhe për një thirrje nga Kombëtarja e Shqipërisë.Këtë e ka pranuar vetë futbollisti në një prononcim për ‘Proçesin Sportiv’, ku ndër të tjera theksoi se me Rejnxhërs nuk ka bërë zgjedhjen e duhur, por nëse kthente kohën pas do ta ribënte sërish.“Kam kaluar kohë të vështira me klubin dhe Kombëtaren. Por tani po mundohem të mbaj veten në formë të mirë. Unë ndihem mirë dhe po stërvitem edhe në mënyrë personale. Minutat që nuk po bëj me ekipin e parë po me penalizojnë te Kombëtarja.Nuk kam pasur kontakte me Rejën që kur ndodhi ai incidenti në qershor. Për rrjetet sociale nuk mund të më ndalojë askush, vetëm babi më kritikon. Nuk kam bërë zgjedhjen e duhur për Rejnxhërsin, por nëse ktheja kohën mbrapa do të bëja të njëjtën gjë”, u shpreh Grezda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME