Categories Lajme

Gripi sezonal merr përmasat e epidemisë në Greqi, 21 të vdekur. Mbyllen shkolla e kopshte në disa zona

Gripi sezonal i tipit A merr përmasat e epidemisë në Greqi. Javën e fundit rastet e shënuara janë të shumta dhe shifrat në rritje të vazhdueshme. Gjatë kësaj jave 1 në 10 pacientë ka simptomat e gripit, 11% të vizitave në mjekë apo klinika, 3% më shumë se fazën kulminante të vitit të kaluar. Nga tetori janë shënuar 100 raste të rënda, nga të cilët 88 pacientë janë kuruar në reanimacion, 41 vetëm javën e fundit. Nga këto raste, kanë humbur jetën 21 pacientë, 8 vetëm këtë javë.

Organizata e Shëndetësisë Publike Greke bën të ditur se 58% e rasteve të rënda nuk ishin vaksinuar kundër gripit sezonal të tipit A. Me urdhër të ministrisë së Arsimit sot janë mbyllur mjaft kopshte e shkolla fillore në Athinë, Selanik, Kavala, Samo e ishuj të tjerë, për shkak të numrit të lartë të të miturve të sëmurë me grip. Autoritetet kompetente bëjnë thirrje për vaksinim sa më shpejt, pasi epidemia sezonale në Greqi pritet të zgjasë deri në fund të muajit Mars.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME