Categories Lajme

Në ishull Shëngjin minikazinoja ishte aktive, sekuestrohen kompjuterat dhe paratë

Aktiviteti i lojërave të fatit në lokale është i ndaluar me ligj, e megjithatë në një lokal në ishull të Shëngjinit kjo ishte injoruar. Policia e Lezhës arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale E.P. 37 vjeç, banues në Lezhë dhe shpalli kërkim A.N. 37 vjeç, banues në Ishull, Shengjin. Policia bëri të mundur sekuestrimin e 20 kompjuterave në ambientet e lokalit në Ishull, Shëngjin që përdoreshin për të vënë lloto.

“Nga informacione të siguruara në rrugë policore si dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ushtruan në Ishull, Shëngjin, në ambjentet e lokalit në përdorim të shtetasit E.P., u gjetën 20 kompjutera të markave të ndryshme ,në gjendje pune, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” informoi policia e Lezhës. Akuza ndaj tyre është ajo e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME