Categories Lajme

Gruaja e moshuar shprehet e revoltuar para policisë: Nuk më lënë mua plakën të shkoj në shtëpi, turp të kenë!

Banorët në një lagje të zonës “Ali Dem” në Tiranë kanë dalë kundër firmës së ndërtimit për ngritjen e një objekti 10 katësh pasi thonë se parashikon bllokimin e rrugës për 12 familje. Sipas tyre,  nuk ka alternativë dytësore pas shembjes së rrugës që i dërgon në banesë. Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj mëson se banorët fajësojnë Nurin Kërçanin që i ka shitur pronën firmës Toçaku duke i dhënë autorizim që të ndërtojë pallatin.

“Na zunë rrugën. Jam me dokumente. Dhe metrat tepër që kam, i kam paguar 35 milionë. Më ka dhënë Edi Rama certifikatën ku është pronësuar. Kërçani do të shkojë në burg. Na ka shqetësuar të gjithë këta banorë dhe policia nuk është me ne. Ka marrë lekë apo ca nuk e di.

Nuk më lënë të futem. Më kanë lënë këtu. Turp të kenë. Policia duhet të jetë me neve. Policia po i fundos njerëzit. Nuk më lënë mua një copë plake të shkoj në shtëpi. Po dhe çunat ku do kalojnë me makinë? E çuan të mbyllë derën”, tha një grua e moshuar. Ndërsa një tjetër burrë shprehet se prona është e përbashkët për 12 familjet. Ndërkohë forca të policisë dhe të IKMT ndodhen në perimetrin e vendit ku bëhet ndërtimi pasi banorët tentojnë të pengojnë punimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME