Categories Lajme

“Tani puthen dhe përqafohen”, Donald Trump godet sërish: Ndala konfliktin 400-vjeçar Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump edhe njëherë ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Trump në një tubim që ka mbajtur në Nebraska gjatë fjalimit të tij foli derisa ishte duke folur për nominimin për çmimin Nobel ka folur edhe për ndërmjetësimin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. Trump thotë se ka ndalur luftën 400 vjeçare mes të dyja vendeve.

Në fjalimin e tij, Trump ka thënë se të dyja palët, para dy muajve ishin në zyrën e tij duke puthur e përqafuar njëri-tjetrin. “Unë jam nominuar për tri çmime Nobel, a mund ta besoni, dhe kjo për rajone të ndryshme, sikurse mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje tregtare. Ata ishin duke e luftuar dhe duke e vrarë njëri-tjetrin për shumë dekada. Më pas thash, tregojuni që ne nuk do të bëjmë asnjë biznes me ta, ata e duan biznesin tonë, ne nuk do të bëjmë asnjë biznes deri sa ata të ndalen së mbyturi njëri-tjetrin. Dhe e dini çfarë, u deshën vetëm 20 minuta për të bërë marrëveshje! Mendoj që ata po luftonin që 400 vjet, ishin duke luftuar për shumë kohë. Para dy muajve ata ishin në zyrën time, duke përqafuar e puthur njëri-tjetrin”, ka thënë ai./Kosova Press

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME