Categories Showbiz

Gruaja mashtroi në emisionin e saj! Reagon Arbana Osmani

“Dua të të bëj të lumtur”, është një emision që bën bashkë histori shqiptare, ngjarje, personazhe të njohur e të panjohur, emocione dhe gjithçka tjetër që përkthehet në një format të suksesshëm dhe shumë të dashur për publikun. Emisioni rikthehet në muajin janar në ekranin e Top Channel dhe dukshëm pritshmëritë janë të larta për të mësuar të tjera histori që lenë gjurmë tek protagonistët në studio, por edhe tek ata që plot kureshtje i ndjekin përmes televizorit.

Në gamën e personazheve dhe historive që janë bërë tashmë publike edicion pas edicioni ka qenë edhe ajo e Elidës dhe Arjanit! Çifti i bashkëshortëve me tre fëmijë, kishin probleme të theksuara xhelozie dhe financiare dhe për këtë ishin ndarë dhe bashkuar disa herë. Për t’i dhënë një tjetër zgjidhje çështjes së tyre, ndoshta me një dimension më madhor dhe publik, ata ju drejtuan stafit të “Dua të të bëj të lumtur” që t’u krijonte një mundësi për të ardhur në studio, për ta bërë publike historinë e tyre e pse jo për t’i premtuar njëri-tjetrit rikthimin.

Sigurisht,një deklaratë e tillë nuk mund të binte në vesh të shurdhët, ndaj dhe ka ardhur qëndrimi zyrtar nga ana e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” dhe moderatores Arbana Osmani. Kjo e fundit në fakt, ka postuar në Instastory-n e saj pjesë nga deklarata zyrtare ku thuhet se ka qenë vetë çifti që i është drejtuar emisionit, që ka nënshkruar një deklaratë për marrjen e përgjegjësive për gjithçka thuhet në studio dhe në fund deklarata përmbyllet me faktin se: “Dua të të bëj të lumtur” nuk mundet të zëvendësojë organet shtetërore në ndjekjen penale apo dënimin e qytetarëve për deklaratat e tyre publike”.

Shumëkush e kujton çiftin në fjalë, por me sa duket historia e tyre është e gjitha e stisur! Ky nuk është hamendësim, por një deklaratë që e ka bërë vetë zonja Elida në studion e emisionit të Mirela Milorit në TV Klan vetëm pak ditë më parë. Përmes një telefonate, nëna e tre fëmijëve tha: “Po është e vërtetë, kam gënjyer sepse kam rënë në komplot me Arjanin që kemi dalë në atë emision, nuk ka qenë suprizë për Arjanin. Thjesht që të merrja, të paguaja dy muaj qira edhe ushqime që më kanë sjellë në shtëpi, ka qenë gazetare Lori, se s’më kujtohet mbiemri”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME