Categories Lajme

Gruaja mbron shqiptarin e dënuar për vrasje: Burri im i mrekullueshëm

Një 40-vjeçar shqiptar në Belgjikë i akuzuar për vrasje, ka dalë dje para Gjykatës për seancën e radhës. Në procesin gjyqësor, u lexua një letër e bashkëshortes së shqiptarit Erjon S., e cila shkruante se pavarësisht të kaluarës së tij, ai është një burrë i mirë dhe baba i përkushtuar. Në letrën e saj, ajo thotë gjithashtu se 40-vjeçari ka ndryshuar plotësisht.

“Bashkëshorti im është një burrë i mrekullueshëm dhe baba i dashur. Fëmijët e mi nuk kanë pranë babanë e tyre dhe natën qajnë. Çdo mbrëmje ai na telefonon për të na pyetur si e kaluam ditën. Ne e vizitojmë çdo javë në burg. E dimë që ka bërë gabime, por unë e dua burrin tim”, shkruan në letër bashkëshortja e shqiptarit.

Erjon S., akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e një prostitute disa vite më parë në Itali dhe është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm. Pas krimit në shtetin italian, ai u arratis drejt Belgjikës ku krijoi një jetë të re duke marrë shtetësinë belge me emër të rremë dhe datëlindje të ndryshuar. 40-vjeçari jetoi në Geluëe ku u martua dhe u bë baba i tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë. Për 9 vite askush nuk e kishte kuptuar se ai në fakt ishte një person tjetër dhe që kërkohej nga shteti italian, deri sa u zbulua nga autoritetet. Pas këtij momenti, u rihap proces gjyqësor në Itali dhe dënimi i tij u reduktua në 17 vite burgim.

Gjykata italiane lejoi që dënimin ta kryente në Belgjikë. Por, përveç vrasjes, autoritetet belge tani e akuzojnë edhe për identitet të rremë, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Dënimi për këto akuza është 3 vite. Avokati i tij mbrojtës kërkon dënim të reduktuar, me argumentin se identiteti i rremë i mundësoi 40-vjeçarit një jetë të re në Belgjikë, një punë të re dhe krijoi familje. Erjon S., rrezikon gjithashtu edhe që të humbasë shtetësinë belge. Seanca e radhës gjyqësore ndaj tij është caktuar më 12 Nëntor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizje në policinë e Vlorës, emërohet shefi i ri i komisariatit! (EMRI)

urime bëjnë me dije se Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çmimet e apartamenteve rriten 122% brenda 7 viteve, detaje

Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve në Tiranë. Deri në muajin…

LEXO ME SHUME