Categories Lajme

Gruaja nga Berati infektoi gjithë familjen, dalin përgjigjet për 87 kolegët e fasonërisë

Një punonjëse fasonërie 45-vjeçe ditën e djeshme rezultoi pozitive me koronavirus pas kryerjes së tamponit. Ditën e sotme ISHP raporton se gruaja ka infektuar edhe 4 persona të tjerë, pjestarë të familjes së saj. Të infektuar janë burri i saj 53-vjeç, vajza adoleshente 19-vjeç, si dhe vjehrra dhe vjehrrri. Për fat të mirë 87 tamponët e kryer për kolegët e fasonërisë rezultojnë të gjithë negative. Kujtojmë  se në 24 orët e fundit janë shënuar 77 raste të reja nga 402 testime ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona. Gjithashtu në Spitalin Infektiv janë të shtruar 87 persona nga të cilët 15 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME