Categories Lajme

Gruaja nga Kamza tregon se si rekrutohen punëtoret e “shtëpive të barit…

Gjykata e Apelit la nën “Arrest me burg” Daniela Hasanin, njërën nga 10 gratë e arrestuara 7 muaj më parë si punëtore hashashi në një banesë në fshatin Bardhaj,  të përshtatur si fermë të bimës narkotike.

Gruaja, nënë e dy fëmijëve dyshohet nga prokuroria se rekrutonte gra të moshës  nga 30 deri në 55 vjeçe, dhe duke ju ofruar punë i transportonte nga Kamza drejt banesës së familjes Gjoni. Por hetimi nuk ka siguruar ende prova të drejtpërdrejta që të vërtetojnë se 42-vjeçarja e arrestuar prej tetorit 2022 , ishte një punëtore e thjeshte njësoj si gratë e tjera të hetuara në gjendje të lirë.

Të njohura si gratë e hashashit ato rrëfejnë vetëm normën ditore dhe asnjëherë se kush i rekrutoi.

Një nga punëtoret që u gjet në banesën ku thahej droga dhe ku pastrohej e paketohej e quajtur Drita Çuni thotë se u informua nga disa shoqe që një person në Malësi të Madhe kërkonte punëtorë që i paguante 20 mijë lekë dita.

Nisur nga situate ekonomike shton gruaja vendosa të punoj atje dhe mësova se furgoni për gratë nisej në orën pesë të mëngjesit, datë 12 tetor. Shkova në stacion që gjendet në Kamëz dhe aty erdhi shoferi i furgonit që pyeti “a jeni për punë”. Të njëjtën frazë përsërisin të gjitha të dyshuarat.

Policia po ndjek një plan masash për të asgjësuar parcelat me hashash. Por ajo që vërehet është se përmbi 90 përqind e kultivojnë drogën në tokë shtet dhe jo privat. Megjithatë përpos arrestimeve në flagrancë, përgjimet po vijojnë të zbulojnë porositës. Dhe për këtë vit sërish përgjimet kanë shënuar rritje.

Nga 3090 të përgjuar, 40 përqind e tyre janë për drogë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME