Categories Lajme

Mbyllet pas 8 ditësh feste dhe këngësh Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës

Pas 8 vitesh, Gjirokastra ishte mikpritësja e Festivalit Folklorik Kombëtar. Prej datës 24 qershor deri ditën e djeshme 1 korrik, në Kalanë e Gjirokastrës u ngjitën me qindra artistë nga 12 qarqet e vendit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” disa copëza të shkrepura nga këto netë magjike.

Ajo shkruan se çdo natë e Festivalit Folklorik Kombëtar ishte një festë, ku artistët shpalosën programet e tyre të larmishme me këngë, valle, rite, kostume.

Në përmbyllje të këtij rrugëtimi kishte edhe një suprizë ku prania e Nuova Orchestra Italiana e Renzo Arbores, por mbi të gjitha e dy Ansambleve Popullore, ai i Shqipërisë dhe “Shota” i Kosovës krijuan një atmosferë të paharrueshme!

“Çdo natë e Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2023 ishte një festë, ku 12 qarqe e të ftuar shpalosën programe të larmishme me këngë, valle, rite, kostume, por ajo përmbyllëse ishte një surprizë.

Prania e Nuova Orchestra Italiana e Renzo Arbores, por mbi të gjitha e dy Ansambleve Popullore, ai i Shqipërisë dhe “Shota” i Kosovës krijuan një atmosferë të paharrueshme!” shkruan ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen tre automjete pranë Vasjarit në Tepelenë, disa të lënduar lehtë

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME