Categories Lajme

“1 Herë Mat”/ 17-vjeçarja shoqërohet me burrin e martuar, e ëma zbulon të vërtetën shokuese

Një grua kontaktoi dedektiven Shkënda Lili për të zbuluar rutinën e vajzës së saj 17-vjeçarja gjatë daljeve të shpeshta dhe e vërteta që mësoi në fund e shokoi

Zonja tregoi se vajza e saj është bërë agresive, nuk komunikon me prindërit dhe del shpesh nga shtëpia. Ajo tha se adoleshentja shoqërohet me një vajzë që i dukej e dyshimtë. “Vajzës i kemi plotësuar çdo dëshirë”, u shpreh gruaja, ndërsa shtoi se kontaktoi dedektiven pasi ajo dhe burri janë në zënë me punën në biznes.

Pasi u njohën me objektivin, grupi i hetimit nisi investigimin në terren.

Dita ditës, hetuesin kapën momente të vajzës që konsumon duhan dhe alkool, nën shoqërinë e miqve të saj, veçanërisht shoqes që përmendi dhe mamaja e saj.

Ndërsa në fundjavë, vajza i kërkoi leje të ëmës për të shkuar në ditëlindjen e shoqes. 17-vjeçarja u pa të shoqërohej me një zotëri dhe të shkonte në festë me makinën e tij.

Teka pa fotografitë, zonja zbuloi se djali me të cilin shoqërohej vajza e saj, është një burrë i martuar që jeton në lagjen pranë shtëpisë së tyre:

Mamaja e vajzës: Po ky burri këtu, ç’ka të bëjë me vajzën time? Se këtë edhe e njoh

Shkënda: E njeh këtë zotërinë?

Mamaja e vajzës:E njoh, se është edhe në lagje

Shkënda: Janë takuar para dy ditësh

Mamaja e vajzës:Nuk ka mundësi, se ky është edhe i martuar. Është edhe me fëmijë

Shkënda: Është i martuar ky zotëria

Mamaja e vajzës:Po, po, po… Unë e njoh shumë mirë

Mamaja e vajzës:Nuk ka mundësi o Shkënda, nuk ka mundësi që goca ime të jetë lidhur me këtë zotërinë

Shkënda: Fatkeqësisht me këtë ka qenë

Mamaja e vajzës:Çfarë mund të bëj unë? Çfarë mund të më ndihmoni o Shkënda? Çfarë të bëj unë e shkreta

Shkënda: Nuk di çfarë të them, e rëndësishme është që ti e more vesh…Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME