Categories Lajme

Gruaja paguan $1,500 për iPhone nga ‘Apple’, por merr në pako kos me shije molle (fotot)

Një grua ka paguar 1,500 dollarë teksa porositi celularin e fundit iPhone 12, por u shokua të shihte se kur erdhi porosia, ishte vetëm kos me shije molle dhe jo celulari që kishte porositur. Gruaja e quajtur Liu, nga provinca lindore kineze Anhui tregonte për situatën e frikshme në një video që është bërë virale në platformën socaile kineze Weibo.

Liu kishte paguar 10,099 juan – ose rreth 1500 dollarë – për të blerë celularin e ri iPhone 12 Pro Max (256GB) në faqen zyrtare të Apple, më 16 shkurt. Por kur erdhi dërgesa e saj dy ditë më vonë, Liu kapi kutinë ku gjeti nje kuti kos me shije molle, ne nje shaka pa kripe nga grabitesit. “Korrieri më tha se kishte lënë paketën në kutinë postare të komunitetit rezidencial, dhe unë nuk u ankova”, thotë Liu në videon e shkarkuar në Weibo.

Policia vendase tha se po heton situatën e pazakontë, duke e trajtuar si një rast vjedhjeje. Oficerët besojnë se kriminelët mund të kenë vjedhur pakon e vërtetë pasi ajo është larguar nga magazinat e kompanisë Apple, emri i të cilës do të thotë “mollë”. Ndërkohë llogaria e Liu është e mbushur me komentet mbi atë që mund të ketë ndodhur në të vërtetë me dërgesën.

Eksperi ligjor Zhang Bo tha se mbështeste hipotezën e një prej komentuesve, që Liu ta kishte porositur e paguar celularin nga një faqe e rreme. Ai shtoi se blerësit online duhet të tregojnë kujdes për të mbrojtur veten nga mashtrimet. “Kontrolloni disa herë nëse është një faqe e ligjshme para se të paguani, dhe hapeni pakon kur korrieri të jetë aty. Telefonomi policinë nëse ka diçka që nuk shkon”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME