Categories Lajme

Gruaja shqiptare rrëfen fe rrin pas divorcit: Burri më mori fëmijët, është biznesmen i fuqishëm

Mira, pas tradhtisë së bashkëshortit, përveç bashkëshortit humbi edhe fëmijët. Nëna e dy djemve të mitur nuk pati kohë të kuptonte se çfarë ndodhi në të vërtetë me martesën.

“Ai është një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri dhe vendosën t’ia jepnin atij të dy fëmijët. I jam drejtuar organeve të vettingut, i kam dërguar letër presidentit, shkruar kryeministrit dhe do të vazhdoj sërish pasi qëllimi im është vetëm fëmijët. Nuk munden dy fëmijë të mitur të shkëputen nga nëna, përsa e njoh unë ligjin fëmijët shkëputen kur nëna është e droguar, kur nëna është me aftësi të kufizuara, gjë që unë nuk kam asnjë nga këto”, shprehet gruaja. E divorcuar dhe me një urdhër mbrojtjeje, jeta e saj është kthyer tashmë në një luftë mes gjykatave.

“Gjyqtari Artan Boci thoshte që zoti filan nuk duhet t’i afrohet banesës dhe zonjës 100 metra, ndërkohë që tre ditë më vonë gjyqtari Martin Deda dha një urdhër tjetër mbrojtjeje ku thoshte se zoti filan fisteku duhet të futet në banesë së bashku me  dy fëmijët. Tani ne na ka mbetur vetëm të vritemi pasi një gjyqtar thotë kështu , një thotë ashtu, nuk e di se kush i kontrollon këto gjykata. E them rastin e urdhrit të mbrojtjes sepse dua të tregoj se çfarë bëjnë gjykatat shqiptare, si korruptohen gjykatat shqiptare  se nuk mund t’i japësh urdhër mbrojtjeje një burri që është 1.80  ndaj një femre…”, vijon nëna.

Po askush nuk e ka dëgjuar gruan të cilës edhe pse i përket e drejta i është mohuar drejtësia. “Unë kuptoj që gjërat këtu janë të lidhura zinxhir dhe këtu është shumë e vështirë të fitosh me të drejtën”, përfundon gruaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME