Categories Lajme

Grushta policëve gjatë arrestimit, pranga dy grabitësve shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë, të moshës 23 dhe 28 vjeç, të identifikuar, respektivisht si Alfons Bibaj dhe Ndue Selmanaj janë arrestuar në Itali për grabitje dhe vjedhje banesash në bashkëpunim.

Sipas mediave italiane, mësohet se të enjten e kaluar, disa patrulla policie janë vendosur pranë një banese ku dyshohej se dy shqiptarët kishin bazën e tyre, në Forli. Ndërkohë, dy të dyshuarit ishin të impenjuar në disa vjedhje banesash.

Teksa u kthyen në vendin që përdornin si bazë, efektivët ndërhynë për të ndaluar shqiptarët. Raportohet se ata bënë rezistencë duke goditur me grushte e shqelma agjentët, në përpjekje për tu arratisur. Gjatë kontrollit, dy shqiptarëve iu gjetën bizhuteri të shumta, të dyshuara nga marra nga dy vjedhje të kryera nga ata disa orë më parë. Ndërsa nga kontrolli i banesës, karabinierët gjetën para dhe bizhuteri me një vlerë rreth 10 mijë euro.

Në makinën që përdorej nga shqiptarët u gjetën objekte që përdoreshin për vjedhje.

Nga verifikimet e mëtejshme, karabinierët zbuluan se ndaj njërit prej të arrestuarve rëndonin dy urdhër-arreste evropiane, njëri i lëshuar nga Spanja dhe tjetri nga Greqia. Ai është akuzuar për posedim armësh luftarake dhe tentativë vrasje. Një zyrtar nga karabinierët e Meldolas, konfirmoi se ky është edhe me precedentë edhe në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME