Categories Sport

Grushte e shkelma, ndërhyrja nxit një përleshje të madhe në Argjentinë

Ndërhyrja e ashpër e një futbollist argjentinas e nxiti një përleshje mes të dy skuadrave në mes të një ndeshjeje në ligën më të ulët të futbollit në Argjentinë. Finalja e Jujan League, që po zhvillohej në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, mes Social Atletico Television dhe La Union de Jaguel, mori edhe më shumë vëmendje sesa që ishte shpresuar, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori i Social Atletico Television, Lucas Torres, e bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj një kundërshtari të tij, gjatë pjesës së fundit të ndeshjes. Kjo ndërhyrje i çoi në këmbë të gjithë lojtarët dhe stafin e La Union de Jaguel dhe pastaj filloi një zënkë mes pjesëtarëve të të dy skuadrave, të cilët filluan ta grushtojnë e shkelmojnë njëri-tjetrin.

Sipas mediave argjentinase, ndeshja u mbyll menjëherë dhe lojtarët vazhduan të shkëmbejnë fjalë të ashpra në rrugën drejt zhveshtoreve. Ndërsa, Torres pritet të marrë ndëshkim të ashpër pasi edhe u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtar dhe katër lojtarë u deshën ta ndalin atë të mos e sulmojë gjyqtarin menjëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME