Categories Kuriozitete, Lajme

Gurëgdhendës brez pas brezi, nipi 11-vjeçar trashëgon zanatin e gjyshit

Disa muaj pas ndarjes nga jeta të gurëgdhendësit të njohur gjirokastrit Muhedin Makrit, djali dhe nipi i tij po mbajnë gjallë punën dhe kujtimet që ai la pas. I biri shprehet se mjeshtri e ka inkurajuar gjithmonë ta bënte këtë punë ndërsa tregon se tashmë këtë zanat po e trashëgon tek Eltoni, vetëm 11 vjeç.

Eltoni është vetëm 11 vjeç dhe prej vitesh ai qëndronte në punishten e gjyshit të tij të ndjerë, mjeshtrit Muhedin Makri për të mësuar zanatin e gurëgdhendjes. Disa muaj pas ndarjes nga jeta të Muhedinit, djali i tij Ermali së bashku me të birin po mbajnë gjallë traditën e veçantë që përcolli ndër vite babai.

Ermal Makri pohon se ky zanat është sa i vështirë aq edhe i bukur.

”Unë jam krenar për zanatin që më ka lënë babai, dhe kam dëshirë që ta vazhdoj si zanat. Është një zanat që mua më bën të ndihem krenar, dhe dua të vazhdoj në gjurmët e babait tim.”

Çekicin me të cilin janë gdhendur qindra e mijëra gurë tani e ka në dorë më i riu i familjes.

”Djali që kur ishte i vogël kishte qejf të rrinte pranë gjyshit. Gjyshi e mësonte, e përkëdhelte, kishte dashuri për nipin e tij. I jepte çekiçin, daltën, dhe e mësonte. Djali kur ishte i vogël ishte kureshtar.”

Mjeshtri Gjirokastrit Muhedin Makri e filloi punën në pazarin e Gjirokastrës në vitet 60 e deri në ditët e fundit të jetës ai punoi në këtë punishte të vogël. Ai ka tërhequr vëmendjen e mijëra vizitorëve ndër vite të cilët fotografonin dhe filmonin në aparatet e tyre punën e palodhur të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME