Categories Lajme

Gushti i aksidenteve

Nëntë persona mbetën të plagosur, 2 nga të cilët në gjendje të rëndë si pasojë e tre aksidenteve të shënuara në orët e fundit.

Shkoder- 6 persona mbetën të plagosur nga përplasja e tre automjeteve në aksin Shkodër – Han i Hotit, pranë fshatit Vrakë. Goditja ka qenë e fortë dhe dy nga udhëtarët në makinë ndodhen në gjendje të rëndë. Të plagosurit u dërguan në spitalin rajonal ku morën ndihmën mjekësore, ndërsa policia pas veprimeve të para nisi hetimet për shkaqet e aksidentit.

Dyshimet e para janë që shpejtesia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit të jenë shkaktarët kryesore, ndikuar edhe nga kufizimi i pamjes si pasoje e errësirës në rrugë. Rruga nacionale Shkoder – Han i Hotit edhe pse përshkon zona të banuara, ajo vuan mungesën e shumë elementeve te sigurisë dhe një nga problematikat me të mëdha është shpejtësia në lëvizje e mjeteve.

Fier – Dy persona ndërkohë mbetën të plagosur mbrëmjen e së dieles ne aksin rrugor Levan Tepelenë  ku drejtuesi i një mjeti humbi kontrollin e për pasojë përfundoi jashtë rruge.

Vlore- Vala e aksidenteve vijoi mëngjesin e sotëm në aksin Levan Vlorë, ku një furgon mallrash u përmbys në mes të rrugës. Për pasojë drejtuesi i mjetit mbeti i lënduar, por pa rrezik për jetën Aksidenti nga ana tjetër shkaktoi trafik për disa minuta në rrugë Dy javët e para të gushtit kanë prodhuar bilanc tragjik për rrugët e vendit, ku janë shënuar 75 aksidente rrugore me 17 viktima. Shkaku kryesor sipas policisë në shumicën e rasteve është bërë sjellja e gabuar e drejtuesve të automjeteve.Oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME