Categories Lajme

Hajdari kërkon shtyrjen e mbledhjes, Murrizi ua plas në sy: Boll bëtë si cuba, do futeni sërish në rresht si dele

Ka pasur debate të forta sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku palët po diskutojnë lidhur me amendimet në Kodin Zgjedhor. Shkak për këtë është bërë kërkesa e Rudina Hajdarit, e cila kërkoi që mbledhja të shtyhej,  që të rakordoheshin palët në Këshillin Politik, kërkesë e cila nuk u prit mirë nga ana e mazhorancës. Hajdari kërkoi që opozita parlamentare të bojkotojë mbledhjen, ndërkohë që Ulsi Manja kërkoi vijimin e saj. Hajdari: Nesër do kemi një takim. Dhe pas shqyrtimit të propozimit të opozitës jashtëparlamentare. Të jemi në përputhje me gjërat që kemi thënë. Nëse Gjiknuri do të ishte e udhës që ky takim të mos zhvillohej, të mblidhemi pas këshillit politik.

Gjiknuri: Edhe në email kam theksuar se ligjet do shqyrtojnë projektligjin e PD. Do synohet dakordësia për çështjet që kemi këndvështrime të ndryshime dhe konsultimi vijon në këshillin politik. Skemi pse e përfundojnë sot punën sot. Mund të shoshisim shumë gjëra që s’janë pjesë e debatit politik. Vetëm për koalicionet kanë propozuar PD. Nuk mungoi as një kërkesë e Manjës për teknikët, që kur fliste ai askush tjetër të mos dëgjoheuj në sallë.

“Më shihni mua ju çunat e teknikës, kur flas unë nuk mund të ketë kakofoni këtu”, tha Manja, ndërkohë që Murrizi tha se Gjiknuri e di shumë mirë që do futen sërish në Komision propozimet e opozitës jashtëparlamentare. Murrizi: Damianin do e urdhërojnë prapë që të marri propozimet e Këshillit Politik dhe do i sjelli këtu, e kanë gjetur të kollajtë, u futët në rresht si dele, dhe votuat propozimet e 5 Qershorit, dhe tani bëni si cuba.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME