Categories Lajme

Hajdari: Regjistrimi i diasporës jo nga shteti, ministria e Jashtme nuk di çfarë bën

Deputetja demokrate Rudina Hajdari thotë se regjistrimi i diasporës nga shteti shqiptar përbën një manipulim. Në Komisionin e Ligjeve, Hajdari mbështet propozimin që ky regjistrim të bëhej nga një institucion i pavarur, siç është KQZ. Deputetja kritikon fort ministrinë e Jashtme, duke thënë se është jashtë realitet dhe nuk ka akordancë me institucionet e tjera

Rudina Hajdari: Nuk duhet të jetë në kompetencën e ministrisë së Jashtme për tu bërë ky lloj regjistri. Ka ardhur një propozim që të bëhet nga KQZ, pra të jetë një organ i pavarur që të merret me regjistrimin e diasporës dhe mos merret shteti shqiptar. A do ketë këtu një shkelje kompetencash dhe kjo është një çështje serioze. Ne po parashikojmë që në zgjedhjet e 2021 të kemi diasporën të votojë në këto zgjedhje. 

Nëse shteti shqiptar do bëjë regjistrimin e diasporës atëherë do ishte një lloj manipulimi që ti bëhej këtij adresari dhe mund bëheshe një shkelje këtu. Prandaj është parashikuar që kjo kompetencë ti jepet KQZ dhe mos merret shteti me regjistrimin e diasporës. Edhe me ca shikoj unë, edhe me prezantimin e Majkos, ministrit të Diasporës,  ju nuk keni fare akordancë me njëri-tjetrin. Jeni komplet jashtë realitetit, dmth nuk e kam parë kurrë ministrinë e Jashtme të menaxhohet në këtë mënyre, jeni komplet jashtë realitetit, nuk dini çfarë po bëni. A jeni të konsultuar me ministritë e tjera, a e dini çfarë po bëni apo jo?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME