Categories Lajme

“Hajde të të përqafoj o bir!”, djali refuzon të takojë nënën se i vuri emrin Gazmend

Në seancën e sotme të “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan u përballën nënë e bir, arsyeja për këtë është emri që nëna i ka vënë djalit. Ajo e ka quajtur djalin e saj Gazmedt, por ky emër duket se i ka sjellë shumë probleme djalit të saj. Ai është ndier i bullizuar nga shokët për shkak se emri Gazment në greqisht ngjason me kazmën, ndaj ai ka dashur ta ndryshojë.

Luljeta e thirri djalin e saj në një seancë ndërmjetësimi për shkak se ky i fundit prej 5 vitesh nuk i flet vetëm për shkak të emrit që ajo i ka vendosur. E pyetur nga djali se përse e ka sjell këtu, nëna i afrohet djalit dhe mes lotësh i kërkon ta përqafojë. Por ky i fundit e refuzon duke i thënë se do e përqafojë kur të mund të ndryshojë emrin.

Eni Çobani: Luljeta e dashur! Ke qarë shumë, ne të dyja jemi takuar shpesh, por ka qenë fat i madh që më në fund, djali juaj pranoi të vinte përballë dhe pse jo edhe të shikonte pas kaq shumë vitesh. Luljeta të falënderoj shumë që më ke bërë pjesë të kësaj problematike dhe uroj shumë që Gazmendin ta dëgjojmë çfarë problemi ka dhe të dyja së bashku, si dy nëna t’i japim një zgjidhje. Kështu që kokën lart, shikoje në sy. Ai besoj se në këto 5 vite është bërë akoma më i madh.

Gazmenti: Zonja Eni, më falni një minutë, po bëra ndonjë gabim me shqipen, ngaqë kam ikur shumë i vogël në Greqi do flas ndonjëherë në greqisht, se nuk i di të tëra llafet. Më falni, të gjithë! Doja të pyesja mamanë time. Pse më ka sjellë këtu?

Eni Çobani: Pse 5 vjet nuk është e mjaftueshme, për 5 vitet që ti nuk e shikon nënën? Unë do doja të ishe më i qetë, jo kaq i mërzitur sa të shikoj se ke përballë nënën. Jo ndonjë shoqe, por ke përballë nënën tënde.

Gazmenti: Mamaja ime e di çfarë kam hequr unë në tërë këto vite që në ‘97.

Luljeta: Më lër të të përqafoj o bir!

Gazmenti: Jo.

Luljeta: Më jep dorën të paktën.

Gazmenti: Kur të mundem që të ndryshoj emri. Se kaq vite… kam që në ’97 e deri tani që më tallin shokët me këtë emër që më keni vënë. Nuk e di kush e vuri, por unë kam probleme në jetën time./tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME