Categories Lajme

“Hajdeni se do mbushim furgonin”/ Gjykata lë në burg shefin i rendit dhe zjarrfikësin që vodhën ushqimet dhe batanijet për tërmetin

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Altin Zekën, shefin e Rendit në Komisariatin e Rinasit, Alban Taullën, kunatin e tij zjarrfikës pranë repartit të Kombinatit. Ndërsa për efektivin e policisë së Rinasit, Ervin Haxhillari, që në këtë vjedhje ka shërbyer si shofer i furgonit të policisë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Dy ditë më parë u publikua në media një video ku shfaqej një punonjës policie i cili çonte ndihmat për të prekurit e tërmetit në shtëpinë e tij.

Policia sot njofton se për këtë çështje janë arrestuar, Shefi i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit Rinas bashkë me komandant skuadrës në Rinas, A.T dhe një punonjës të shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, me iniciale A.T. Sipas policisë ata akuzohen se kanë përvetësuar, një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore, të destinuara për banorët e prekur nga tërmeti dhe mbi ta rëndon akuza për ” mashtrim në bashkëpunim”. Policia njofton se procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME