Categories Lajme

Tërmeti dëmton vilën 3-katëshe në Shkafanë të Durrësit, gruaja rrëfen si theu krahun duke dalë nga banesa

Tërmeti i datës 26 nëntor ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë shtëpi në Durrës. Një vilë 3-katëshe në fshatin Shkafanë të Durrësit ka pësuar shumë dëmtime. I zoti i shtëpisë Ramiz Gjeta shprehet se shtëpia i është shkatërruar thuajse totalisht. Gjeta thotë se kërkon që shteti të bëjë më shumë për familjen e tij.

“Një çadër na kanë sjellë. Kërkoj ndihmë nga shteti. Është shkatërruar totalisht. Kati ka falimentuar. Shtëpia ka 15-16 vjet që është ndërtuar. Gruan e kam pasur në operim me veshka, ka thyer edhe dorën, e kam në allçi. Kërkojmë ndihmë”, tha Gjeta. Ndërsa e zonja e shtëpisë shprehet se ka dëmtuar dorën në kohën që ka dalë nga banesa e prandaj e ka vendosur atë në allçi. “Në tentativë për të dalë më është thyer dora. Jemi 6 anëtarë në këtë shtëpi, jetojmë të gjithë bashkë, nuk i kam ndarë fëmijët”, tha banorja. /BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME