Categories Sport

Hakmarrja e Totenhemit nuk funksionon me Liverpulin, fiton edhe Junajtid

Duhej të ishte momenti perfekt për hakmarrjen e Totenhemit ndaj Liverpulit për atë humbje në finalen e Ligës së Kampioneve. Por në fund ka qenë përsëri skuadra e Jurgen Klop, kryesuese e kampionatit anglez, ajo që ka dalë duke buzëqeshur nga fusha e lojës edhe pse u gjet në disavantazh që në pjesën e parë të sfidës.

Herri Kejn i dha avantazhin londinezëve që në start dhe dukej se për Liverpulin gjërat do të komplikoheshin. Por më pas “të kuqtë” gjetën ritmin e tyre dhe sulmuan pareshtur në kërkim të golit, edhe pse ata që iu afruan më afër rrjetës ishin përsëri kundërshtarët të cilët goditën traversën me Son.

Kthesa erdhi në pjesën e dytë me Henderson që kaloi pa vështirësi Eriksen për të shënuar golin e barazimit. Kur mbeteshin pak më shumë se 15 minuta lojë, Mane fitoi penallti dhe Salah e transformoi qetësisht duke përmbysur rezultatin që rezistoi deri në fund e i dhuroi suksesin 2-1 Liverpulit që ktheu përsëri në 6 pikë diferencën nga Mançester Siti i vendit të dytë.

Ndërkohë, Mançester Junajtid bëri një hap para me fitoren e rëndësishme 3-1 në transfertë përballë Noruiç, në një ndeshje shumë të çuditshme. Kjo, pasi djajtë e kuq” shpërdoruan dy penallti me Rashford e Marsial që në pjesën e parë të ndeshjes.

Arsenali nga ana tjetër vazhdon të vuajë dhe është ndalur në shtëpi në barazim nga Kristal Palas edhe pse pas 9 minutave lojë kryesonte 2-0 me golat e Sokratis dhe David Luiz. Penalltia e Milivojeviç dhe pastaj goli i Ajeu në fillimin e pjesës së dytë bënë që londinezët të pësonin një tjetër ndalesë, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë stolin e Unai Emeri. /vipsport.al/

Liverpul-Totenhem 2-1
52’ Henderson, 75’ (p) Salah / 1’ Kejn

Noruiç-Mançester Junajtid 1-3
89’ Hernandez / 21’ MekTominei, 30’ Rashford, 73’ Marsial

Arsenal-Kristal Palas 2-2
7’ Sokratis, 9’ D. Luiz / 32’ (p) Milivojeviç, 52’ Ajeu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME